Bayern po shkëlqen… Beckenbauer kritikon Ribery e Boateng
Një dopietë e Levandovskit, një gol i Muller dhe një i Alaba i dhanë fitores e radhës, 0-4, Bayern në transfertë me Vreder Bremen. Edhe pse skuadra e drejtuar nga Pep Guradiola ndodhet pas javës së 25-të në kuotën e 64 pikëve, 11 më tepër se Volsburg dhe plot 20 nga vendi i tretë, Borusia Myshengadbah, madje edhe pse fitoi në mesjavë 7-0 ndaj Shahktor Donjesk, duke kaluar pa asnjë problem në çerekfinale të Champions, ka megjithatë vend edhe për kritika tek kjo skuadër. Për një vend si Gjermania kritika shihet si mundësia më e mirë për të arritur perfeksionin, ndryshe nga ç’ndodh në vendin tonë, ku iu “thuren lavde” pa fund dhe pa vend ekipeve, trajnerëve, lojtarëve dhe më keq akoma drejtuesve të klubeve shqiptare, qoftë edhe pas ndonjë fitoreje të rastësishme apo të rëndomtë . Franz Beckenbauer, legjenda e Bayern Mynih dhe Gjermanisë, është shprehur i shqetësuar për sjelljen në fushë të Frank Ribery dhe Jerome Boateng, pasi ata mund të dëmtojnë skuadrën e tyre me thyerjen e disiplinës. Sipas tij, të dy lojtarët duhet të ruajnë qetësinë në fushë dhe të mos bien pre e provokimeve. – “Ribery shpesh pëson ndërhyrje të rënda, por kjo nuk do të thotë që ai duhet të reagojë dhe të humbasë qetësinë edhe nëse provokohet. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Boateng. Dikush duhet të flasë me lojtarët për këtë problem, sepse ata po e dëmtojnë ekipin.” Presidenti i Nderit i Bayernit foli edhe për Pep Guardiolën, duke mbështetur filozofinë e tij.- “Guardiola nuk ka nevojë për kontratë. Ai është nga ata trajnerë që vjen dhe ikën kur të dojë. Ndoshta Bayerni kërkon ta mbajë përjetë dhe unë dëshiroj që ai të qëndrojë sa më gjatë. Për mendimit tim, nuk mendoj se do të gjenim një trajner më të mirë. Kam respektin maksimal për Jup Heinkens, por Pep ka ofruar një filozofi të re. Ai ka gjetur kombinimin perfekt mes “tiki-taka”dhe stilit tradicional të Bayern.” Në fund Beckenbauer shprehet se një ditë dominimi i Bayernit në Bundesligë do të marrë fund. – “Riberi, Roben dhe Schveinsteiger nuk do të luajnë përjetë futboll. Bayerni nuk do ta fitojë Bundesligën çdo vit edhe gjatë 10 sezoneve të ardhshme. Pas dy tre vjetësh në skuadër do të ketë ndryshime të rëndësishme,” – përfundoi ai, që beson megjithatë se ky ëshët cikli i Bayern në Gjermani dhe shpreson të ketë sukses edhe në Europë.
KOHA JONË SONDAZH

