Bayern rikthehet tek fitorja, mposht PSV 4-1

Pas disa rezultateve negative në kampionat, Bayern është rikthyer bindshëm tek fitorja.

Në mbrëmjen e sotme të Champions League, të zhvilluar në Alianz Arena, djemtë e Ancelott-it bënë një ndeshje të mirë përballë hollandezëve.

4 gola nga 4 lojtarë të ndryshëm treguan që çdo repart i skuadrës bavareze funksionoi për mrekulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thomas Mueller hapi serinë e golave në minutën e 13’ duke u ndjekur pas 9 minutash nga Joshua Kimich.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të pjesës së parë Luciano Narsigh i PSV shkurtoi avantazhin duke shënuar dhe duke i dhënë shpresë për barazim ekipit por nuk ndodhi kështu.

Robert Levandvski dhe Arjen Robben shënuan në pjesën e dytë për ta konsideruar këtë sfidë të mbyllur, dhe Bayern të dilte me 3 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?