Bayern-Rummenigge: E vështire që të realizohet një “tripletë”e re
Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, u eshte drejtuar te enjten tifozeve se do te jete shume e veshtire qe te realizohet nje “triplete” e re ne sezonin 2016-2017.
“Une e di qe fitozet tane duan perseri nje “triplete”, eshte shprehur Rummenigge ne prag te nisjes te premten te kampionatit me ndeshjen ndaj Brême, ne reference te “tripletes” historike Kupe-kampionat-Liga e Kampioneve fituar nga Bayern ne 2013.
“Por, ne e dime se te fitosh Ligen e Kampioneve eshte e veshtire. Pavaresisht se mund te luash nje futboll perfekt, pavaresisht se je ekipi me i mire ne Evrope, kjo nuk te garanton se do te fitosh kete titull. Liga e Kampioneve eshte nje maratone”, theksoi ish-sulmuesi i seleksionit gjerman.
Bayern do ta nise te premten kampionatin me synimin per te fituar titullin e peste radhazi, i 27-ti ne historine e tij.
“Titulli i kampionit vazhdonte jete me i rendesishmi”, kembenguli Rummenigge.
KOHA JONË SONDAZH

