Bayerni arrin akordin për transferimin e Sane, ja sa do të përfitojë City
Leroy Sane me shumë mundësi do të kompletojë transferimin te Bayerni. Mesufshori gjerman pas dëmtimit të rëndë në vitin 2019, që pengoi transferimin për në Mynih, tashmë duket se kjo lëvizje do të bëhet gjatë kësaj vere.
Kampionët e Gjermanisë po vijojnë sulmin për të mbërritur tek Sane dhe kanë vendosur në tryezë 80 milionë europër shërbimet e ish lojtarit të Schalkes. Qytetarët në 2016-ën shpenzuan 50 milionë euro për futbollistin me baba senegalez dhe nënë gjermane, kontrata e anësorit përfundon në vitin 2021.
Ndërkohë duke iu referuar të përditshmes gjermane “Bild” në pritje të një akordi mes klubeve, bavarezët kanë mbyllur marrëveshjen me futbollistin. Kontrata do të jetë 5-vjeçare Leroy Sane u rikthye në stërvitje më 27 shkurt, ndërsa ende nuk ka zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare për Manchester City-n në këtë sezon.