Bayerni bën gati ofertën për mbrojtësin gjerman që po shkëlqen tek Interi

Sezoni i Yann Bisseck nuk po kalon pa u vënë re në Gjermani. Sipas asaj që raporton Sport1, mbrojtësi në pronësi të Interit është nën vëzhgimin e Bayern Munich, i që pavarësisht vendimit të Dayot Upamecano për të rinovuar kontratën vazhdon të kërkojë përforcime për repartin defensiv.

Klubi bavarez po monitoron disa profile dhe, përveç Bisseck, një tjetër alternativë konsiderohet Luka Vusković, mbrojtësi kroat që aktivizohet te Hamburgu, por që është në pronësi të Tottenhamit.

Bisseck, i lindur në vitin 2000, ka ndërtuar një karrierë të pasur në disa kampionate. Me Interin ai numëron 88 paraqitje dhe 6 gola, ndërsa me Aarhus ka zhvilluar 68 ndeshje, duke realizuar gjithashtu 6 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Gjermani ka luajtur 3 ndeshje me Kolnin dhe 15 takime me ekipin e dytë të klubit, ku ka shënuar 2 gola. Në Holandë është aktivizuar me Roda (10 ndeshje dhe 1 gol), ndërsa ka regjistruar edhe 3 paraqitje me Holstein Kiel dhe 5 me Holstein Kiel II.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në palmaresin e tij figurë edhe trofe të rëndësishëm me Interin, përfshirë një titull kampioni në Serie A dhe një Superkupë Italiane, duke e bërë mbrojtësin një profil gjithnjë e më tërheqës për klubet e mëdha europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?