Bayerni e bleu këtë verë për 30 milionë euro, mbrojtësi thyen këmbën në miqësore

Bayerni është pa fat në këtë prag sezoni. Gjatë ndeshjes miqësore kundër Duren, blerja e re, Hiroki Ito, u lëndua rreth minutës së 20-të të lojës dhe Vincent Kompany u detyrua ta zëvendësonte me Adam Aznou.

Mbrojtësi i ardhur nga Shtutgarti për 30 milionë euro, si goditja e parë e merkatos së verës për klubin bavarez, ishte shumë i pafat pasi pësoi një dëmtim të rëndë.

Siç deklaroi drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, për “Bild”, Ito ka pësuar frakturë në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?