Bayerni fiton me përmbysje ndaj Dortmundit dhe i afrohet titullit

Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Borussia Dortmund me rezultatin 3-2, në supersfidën e javës së 24-t të Bundesligës gjermane, e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 26-të falë golit të Nico Schlotterbeck. Megjithatë, kampionët në fuqi reaguan në pjesën e dytë, ku Harry Kane u shndërrua në protagonist duke realizuar dy herë për Bayernin, fillimisht në minutën e 54-t dhe më pas në minutën e 70-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Borussia Dortmund arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 83-të me golin e Daniel Svensson, duke rihapur plotësisht sfidën dhe ndezur atmosferën në stadium. Gjithsesi, festa e vendasve zgjati pak, pasi Joshua Kimmich shënoi golin vendimtar në minutën e 87-të, duke i dhënë Bayernit tri pikë të arta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich kryeson renditjen me 63 pikë, ndërsa Borussia Dortmund mbetet në vendin e dytë me 52 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kane Brace In Der Klassiker! | BORUSSIA DORTMUND - FC BAYERN | Highlights | Matchday 24 Bundesliga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?