Bayerni fiton me “poker” ndaj Freibugut, por asnjë nga golat nuk i shënon Lewandowski (VIDEO)
Bayerni merr fitoren e radhës në transfertën ndaj Freiburgut. Edhe pse nuk do të ishte aspak një mision i thjeshtë. Skuadra e Nagelsmann triumfoi në shifrat 4-1, teksa të gjithë golat do të vinin në fraksionin e dytë.
Goretzka zhbllokoi rezultatin në minutën e 58-të me një goditje të saktë me kokë brenda zonës, por vendasit do të rikthenin baraspeshën 5 minuta më pas me Nils Peterson që shënoi me një të majtë të bukur në hyrjet të zonës.
Në të 73-tën do të ishte Serge Gnabry që do të shënonte golin e avantazhit për ekipin bavarez pas një goditje brenda zonës. Pak minuta më vonë do të ishte anësori tjetër, Coman që do të gjente rrjetën me një tentativë me të djathtën nga distanca.
Në minutën e 97-të, emrin në listën e shënuesve e vendosi edhe Sabitzer. Me këtë sukses Bayerni mbetet në krye me 66 pikë, 9 më shumë se Dortmundi që do të lajë pak më vonë ndaj Leipzigut. /R.Lika-Koha Jonë/