Bayerni fiton me “poker” ndaj Werderit, Kane vendos rekord me golin e 100

Bayern Munich vazhdon marshimin perfekt në Bundesligë. Kampionët në fuqi fituan 4-0 ndaj Werder Bremen në “Allianz Arena”, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi në kampionat dhe duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany dominoi që në minutat e para me presing të lartë dhe raste të shumta. Epërsia u zhbllokua në minutën e 22-të, kur Jonathan Tah realizoi pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Olise. Në fund të pjesës së parë, një faull në zonë i Friedl solli penalltinë që Harry Kane e ktheu në gol, duke dyfishuar avantazhin në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, miqtë nuk gjetën reagimin e duhur, ndërsa Bayern vazhdoi festivalin e golave: në minutën e 65-të, Kane shënoi dopietën e tij personale pas një asisti nga Luis Díaz. Ky ishte një rekord për sulmuesin anglez që arriti 100 gola me Bayernin në vetëm 104 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Konrad Laimer vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 87-të. Me këtë triumf, Bayern Munich konfirmon formën e shkëlqyer dhe mbetet në krye të renditjes me 15 pikë të plota. Ndërkohë, Ëerder Bremen regjistron humbjen e tretë këtë sezon dhe ngelet me vetëm 4 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?