Bayerni fiton ndaj St Paulit, blindon vendin e parë në renditje

Bayern nuk fal në shtëpi teksa triumfon 3-2 ndaj St Paulit, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën. Bavarezët kaluan në avantazh pas më shumë se çerek ore lojë. Harry Kane u bë protagonist duke shënuar pas një asisti nga Olise.
Të besuarit e Blesin reagojnë dhe gjejnë forcat për të vendosur ekuilibrat. Një aksion me shumë pasime finalizohet me sukses nga tuniziani Sed. Pjesa e parë përfundoi në barazim ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft interesant.
Bayern e nisi në mënyrë perfekte pjesën e dytë, me Sane që “ndezi” festën vendase. Pak më vonë Sane kompletoi dopietën, duke i siguruar fitoren skuadrës, e cila shkon në kuotën e 65 pikëve.
Në krahun tjetër, Ritzka ngushtoi shifrat në fund, por pa mundur dot të fusë skuadrën në lojë, pasi ishte tepër vonë. Bayern kryesues ka 6 pikë më shumë se Leverkusen ndjekës.