Bayerni i lodhur nga Superkupa, Hoffeinheim i shënon dy gola të shpejtë (VIDEO)

Sfida e Superkupës së Europës duket se ka lodhur së tepërmi Bayernin, që e ka nisur me një disavantazh 2-0 25 minutat e para kundër Hoffenheim.

Në minutën e 16-të, Bicakcic është në vendin dhe në kohën e duhur për të devijuar topin në rrjetë pas një goditje nga këndi.

Vendasit nuk ndalen këtu, pasi një gabim i mbrojtjes në minutën e 24-t, i jep mundësinë Dabbur që të realizonte një gol të bukur me parabël. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP