Bayerni i pamëshirshëm, mund me 8 gola Mainz 05

Bayern Munich është treguar i pamëshirshëm këtë fundjavë ndaj Mainz 05, duke marrë një fitore të thellë 8-1. Bavarezët ishin të pandalshëm dhe të udhëhequr nga një tregolësh i Harry Kane, dhuruan spektakël. Britaniku hapi llogaritë ndeshjes në minutën e 13 ndërsa Goretzka dyfishoi shtatë minuta më pas.

Miqtë shkurtuan diferencën me një gol të bukur nga goditja e dënimit me Amirin, por vetëm aq. Bayern shënoi sërish në minutat shtesë të pjesës së parë, edhe njëherë tjetër protagonist Harry Kane.

Në pjesën e dytë, Muller shënoi të katërtin në minutën e 47 ndërsa më pas në harkun e nëntë minutave rekordmenët gjermanë shënuan edhe tre gola të tjerë. Musiala, Gnabry dhe Kane sërish ishin protagonistë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Bayern crushes Mainz 05 | FC Bayern München - 1. FSV Mainz 05 8:1 | Highlights | MD 25 – BL 23/24

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?