Bayerni i pandalshëm në Bundesligë, fiton me 5 gola ndaj St.Pauli

Bayern Munich vijon dominimin në Bundesligë me një tjetër fitore të thellë 5-0 ndaj St. Pauli në javën e 29-të, në sfidën e zhvilluar në Millerntor Stadium.

Bavarezët e nisën furishëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Jamal Musiala. Dominimi i tyre vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Leon Goretzka dyfishoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa vetëm një minutë më pas Michael Olise realizoi golin e tretë.

Skuadra e Mynihut nuk u ndal me kaq. Në minutën e 66-të, Nicolas Jackson shënoi golin e katërt, ndërsa Raphaël Guerreiro vulosi rezultatin përfundimtar 5-0 në minutën e 89-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore bindëse, Bayern Munich ngjitet në kuotën e 76 pikëve në krye të renditjes, duke krijuar një diferencë prej 12 pikësh nga Borussia Dortmund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?