Bayerni kërkon të bëjë shkëmbim kokë më kokë me Chelsea-n

Bayerni po ndjek me shume interes situatën e Kristofer Nkunku. Flitet se sulmuesi  francez nuk është më i lumtur në Londër dhe për këtë motiv ka arritur që të kontaktojë me përfaqësuesit e lojtarit me të cilët ka gjetur edhe një akord ekonomik.

Në këtë situatë Chelsea duket se nuk bezdisur madje nuk po bën rezistencë për të mbajtur lojtarin në “Stamford Bridge”. Maresca u ka kërkuar me kohë drejtuesve që të largojnë disa lojtarë, të cilët nuk janë në planet e tij.

Pasi kanë mësuar interesin e Bayernit për Nkuku-n, drejtuesit e Chelsea-y kanë propozuar një shkëmbim me Matis Tel. Talenti bavarez i Bayernit vetëm pak ditë më parë u takua me Kompany-in, i cili e siguroi se beson shumë në aftësitë e tij.

 

SHKARKO APP