Bayerni kryen blerjen e madhe, merr Luis Diaz nga Liverpooli për 75 mln euro
Bayern Munich ka mbyllur me sukses transferimin e sulmuesit kolumbian Luis Diaz nga Liverpool, në një marrëveshje që i kushton klubit gjerman 75 milionë euro. Ky kalim i bujshëm u bë i mundur falë transferimit të Hugo Ekitike te “The Reds”, i cili hapi rrugën për largimin e Diaz nga Anfield.
Sulmuesi 28-vjeçar ka lënë Anglinë dhe tashmë ndodhet në Mynih, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të hedhë firmën mbi kontratën e tij të re. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, që mund ta mbajë në “Allianz Arena” deri në vitin 2030.
Largimi i Diaz ishte sinjalizuar më herët nga trajneri i ri i Liverpool-it, Arne Slot, i cili pas një ndeshjeje miqësore deklaroi se lojtari ishte lënë jashtë për arsye merkatoje, pa dhënë më shumë detaje.

KOHA JONË SONDAZH

