Bayerni me një dorë te titulli, i jep një “shuplakë” Dusseldorfit (VIDEO)
Bayern Munich është kthyer në një “makineri” të pandalshme në Bundesligë. Skuadra e Flick ka shpartalluar në shifrat 5-0 Dusseldorfin, duke blinduar vendin e parë në renditje.
Bavarezët ishin me fat, teksa në minutën e 15-të, Jorgensen shënoi autogol, ndërkohë që në minutën e 29-të, Pavard shënoi edhe golin e dytë. Lewandowski realizoi golin e tretë dy minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërkohë që në fillimin e të dytës, bomberi polak shënoi golin e dytë personal.
Kujtojmë që sulmuesi i njohur ka shënuar 29 gola këtë sezon, duke qenë golashënuesi më i mirë në Europë. Vulën ndeshjes ja vendosi talenti i ri Davies. Bayerni kryeson kampionatin me 67 pikë, 10 më shumë se Dortmundi, me 5 javë nga fundi /R.Lika-Koha Jone/