Bayerni mund me spektakël golash Hoffenheim, kalon në çerekfinale (VIDEO)

Bayern Munchen ka siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, duke fituar 4-3 ndaj Hoffenheim në shtëpi. Mbrëmja nuk nisi mirë për bavarezët, pasi në minutën e 8-të, e panë veten në disavantazh pas golit të Bebou.

Reagimi ishte i menjëhershëm me një autogol të Hubner në të 12-tën dhe një gol të Muller në të 20-tën, duke përmbysur gjithçka brenda 8 minutave.

Lewandowski shënoi në fund të pjesës së parë golin e tretë, ndërsa polaku do të realizonte sërish 10 minuta nga fundi.

Hoffenheim u zgjua me Dabbur, i cili erdhi nga stoli për të shënuar dy gola në minutat 82-të dhe 92-të. Miqtë do të kërkonin deri në fund golin e barazimit, por nuk do ta arrinin.

SHKARKO APP