Bayerni mund me vuajtje Koln-in, Dortmundi i falet “Ibrahimovicit” Hummels (VIDEO)

Bayerni vuan jo pak për të marrë 3 pikët e radhës në Bundesligë kundër Koln. Dy golat e pjesës së parë nga Muller dhe Gnabry, u duke se i dhanë fund kësaj sfidë, por vendasit nuk u dorëzuan. 8 minuta nga fundi Dreler shkurtoi shifrat, ndërkohë që në minutat e mbetura Koln ushtroi presion në zonën e skuadrës gjermane.

Dotmundi fitoi me lehtësi 2-0 në transfertën ndaj Armia Bielefeld. Mats Hummels ishte protagonist te verdhezinjtë duke shënuar të dy golat. Fillimisht ishte me fat në minutën e 53-t pas një rrëmuje në zonë, ndërkohë që në minutën e 71-të shënon si një sulmues i vërtet dhe më pas feston si Ibrahimovic. Bayerni dhe Dortmundi kryesojnë kampionatin me nga 15 pikë pas 6 javësh.


Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?