Bayerni ndalet edhe ndaj Freiburgut, Leverkuseni ka shansin të thellojë avantazhin

Bayerni bën një tjetër ndalesë në kampionat, duke u dorëzuar thuajse për titullin kampion. Skuadra e Tuchel nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Freiburgut, dhe tashmë janë 10 pikë larg Leverkusenit kryesues.

Golin e parë të takimit e shënuan vendësit me Gunter, por Bayerni ia doli ta përmbyste rezultatin me Tel dhe Musial, por pa mundur ta ruante deri në fund epërsinë.

Holer realizoi golin e barazimit pak nga fundi i kohës së rregullt. Një barazim që nuk i bën shumë punë as Freiburgut, që vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?