Bayerni në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të rëndë të Sule

Bayernit Munich ka humbur shërbimet e Nicklas Sule për një kohë të gjatë. Mbrojtësi këputi ligamentin në gjurin e majtë në sfidën ndaj Augsburg dhe sipas raportimeve nga Gjermania e ka mbyllur sezonit.

 

Dëmtimi i ish-mbrojtësit të Hoffenheimit i ka detyruar drejtuesit bavarezë dhe trajnerin Kovac të kërkojnë një tjetër mbrojtës. Emri që përmendet më tepër është ai i francezit Samuel Umtiti, i cili te Barcelona nuk po gjen hapësira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Umtiti u aktivizua për herë të parë me katalanët për këtë sezon vetëm në fundjavën që lamë pas në sfidën me Eibarin, pasi trajneri Valverde preferon në qendër dyshen Pique-Lenglet. Me hapjen e merkatos së janarit, Bayernit pritet të bëjë një tentativë për të afruar ish-mbrojtësin e Lyonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?