Bayerni në panik, del një tjetër rast pozitiv pas Gnabry-it
Gëzimi pas fitores 4-0 kundër Atletico Madrid në sfidën e parë në Champions League, nuk ka zgjatur shumë në Mynih. Dy ditë pas dalje pozitive të Serge Gnabry me koronavirus, te skuadra e Bayernit ka rezultuar pozitiv edhe fizioterapisti.
Sipas gazetës Bild, bëhet fjalë për Gianni Bianchi, një pjesëtarë shumë i afërt me shumë futbollistë, i cili ka rezultuar pozitiv me PCR. Alarmi është rikthyer te skuadra bavareze, teksa të shtunën do të luajë kundër Frankfurtit.
Drejtuesit e kampionëve të Europës dhe Gjermanisë sapo doli pozitiv Gnabry, bën menjëherë testimet për të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e klubit. Gjithsesi rreziku që tamponët kanë dhënë rezultate të gënjeshtra është i madh, pasi Covid-19 kërkon një periudhë prej 2-3 ditësh më e pakta që të shfaqet në persona të tjerë. Lajmi i mirë është që Bianchi nuk ishte me ekipin të mërkurën, por rezultatet e tamponëve do të japin një përgjigje më të saktë. /R.Lika-Koha Jone/