Bayerni nga një tjetër “planet”, turpëron me 8 gola Schalken (VIDEO)
Bayerni është kthyer në një makth për çdo kundërshtar në Gjermani. Skuadra e Flick ka qenë e pamëshirshme sonte në mbrëmje në sfidën e parë në sezonin e ri duke fituar n shifrat 8-0 kundër Schalkes.
Sfida do të vendosej që në 30 minutat e para, kur bavarezët do të shënonin tri gola. Gnabry zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t me një rrotullim fantastik në hyrje të zonës. Në minutën e 19-të, bavarezët do të dyfishonin shifrat me Goretzkan, ndërkohë që në minutën e 31-të, Lewandowski do të shënonte nga pika e bardhë.
Fraksioni i dytë ishte edhe më i vështirë për Schalken që do të pësonte edhe 5 gola të tjerë. Sergio Ganbry kompletoi tripletën personale, me dy gola në minutën e 47-të dhe 59-të. Më pas do të ishte radha e Muller dhe e blerjes së re Leroy Sane, që debutoi me gol. Në fundin e sfidës kishte kohë edhe për një gol të 17-vjeçarit Musiala.
Bayerni me 8 gola paralajmëron Dortmundin dhe rivalët e tjerë se edhe këtë sezon do ta ketë thjeshtë një shëtitje kampionatin. /R.Lika-Koha Jone/