Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë, mundet nga Augsburg

Bayern Munich regjistroi humbjen e parë në kampionat këtë sezon, duke u mposhtur 2-1 në shtëpi nga Augsburg në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Bundesligës.

Për skuadrën e Bavarezëve shënoi Ito në minutën e 23-të të pjesës së parë, por në fraksionin e dytë Augsburgi reagoi me dy gola brenda pak minutash. Arthur Chaves barazoi rezultatin në minutën e 30-të, ndërsa Massengo realizoi golin e fitores në minutën e 36-të.

Në garën për vendet që çojnë në Champions League, fitore të rëndësishme arritën edhe Hoffenheim dhe Leipzig. Hoffenheim fitoi 3-1 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa Leipzig shënoi tre gola në ndeshjen jashtë fushe ndaj Heidenheim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjet e tjera të javës, Leverkusen mposhti me rezultat minimal 1-0 Werder Bremen, ndërsa Mainz fitoi 3-1 ndaj Wolfsburg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?