Bayerni pëson tjetër humbje, Leverkuseni fiton dhe afrohet me titullin
Bayern Munchen ka pësuar një disfatë të papritur 3-2, në transfertën e Heidenheim. Kampionët e Gjermanisë, edhe pse realizuan të parët me Kane dhe Gnabry, u përmbysën në pjesën e dytë.
Vendasit modest shënuan 3 gola në pjesën dytë, me Sessa dhe Kleindenst, i cili shënoi dy gola. Leverkusen fitoi 0-1 në fushën e Union Berlin.
Në fundin e pjesës së parë, Gosens la vendasit nga Berlini me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq. “Aspirinat” zhbllokuan takimin menjëherë, duke kaluar në avantazh me Ëirtz, pas një ekzekutimi perfekt të një 11-metërshi.
KOHA JONË SONDAZH

