Bayerni rigjen fitoren në Bundesligë, mund me “manita” Hoffenheim

Bayern Munich është rikthyer bindshëm te fitorja në Bundesligë, duke triumfuar 5-1 ndaj Hoffenheim në “Allianz Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit gjerman. Bavarezët dominuan takimin dhe treguan forcën e tyre sulmuese, me Harry Kane dhe Luis Díaz protagonistë absolutë.

Skuadra e Kompany zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, kur Harry Kane realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht inferioritetit numerik, Hoffenheim reagoi dhe barazoi përkohësisht në minutën e 35-të, falë një gafe të Manuel Neuer. Pas asistit të Fisnik Asllanit, Andrej Kramarić e dërgoi topin në rrjetë. Përveç Asllanit, në fushë për Hoffenheim u aktivizuan edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë të Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Megjithatë, Bayern e mbylli pjesën e parë me ritëm të lartë. Në minutat shtesë, Kane shënoi sërish nga penalltia, këtë herë pas faullit të Albian Hajdarit, ndërsa më pas Luis Díaz realizoi golin e tretë pas asistit të sulmuesit anglez, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, bavarezët nuk ulën ritmin. Në minutën e 62-të, një aksion model solli golin e katërt: Kane krosoi, Olise asistoi dhe Luis Díaz realizoi golin e dytë personal. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, kolumbiani kompletoi “hat-trickun”, duke vulosur shifrat përfundimtare 5-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bayern Munich ruan avantazhin prej 6 pikësh ndaj Borussia Dortmundit të vendit të dytë, ndërsa Hoffenheim mbetet në zonën e lartë të renditjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?