Bayerni s’di të ndalet, bën gati afrimin e dy yjeve verën e ardhshme

Bayern Munich nuk di të ndalet si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Skuadra bavareze dhuroi spektakël ndaj Tottenham, duke fituar në shifrat 7-2, por drejtuesit po bëjnë një punë fantastike edhe jashtë fushave. Verën e ardhshme drejtuesit e klubit gjerman kanë planifikuar dy afrime të mëdha.

 

Sipas “Sportbild”, Leroy Sane konsiderohet si thelbësor në planet e kampionëve të Gjermanisë. Mesfushori qëndroi te City gjatë këtij sezoni për shkak të një dëmtimi të rëndë gjatë Superkupës së Anglisë. Ai do të ketë edhe një vit kontratë të mbetur me “qytetarët” ndaj dhe transferimi mund të bëhet për një shifër shumë më të ulët.

Bayerni nuk do të ndalet me kaq, pasi pritet që të afrojë Kai Havertz, ose të blejë kartonin e Kai Havartz, por jo të të dyve. Për brazilianin do të duhen 120 milionë euro në fund të sezonit, ndërkohë që për 20-vjeçarin e talentuar do të duhen 100 milionë euro, ndërkohë që duhet mposhtur edhe konkurrenca e disa klubeve të mëdha europiane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP