Bayerni shpartallon Chelsea-n në Londër dhe hipotekon kalimin në çerekfinale (VIDEO)

Bayerni hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit për në çerekfinale, teksa ka shkatërruar 3-0 që në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” Chelsea-n. Dueli i kthimit do të jetë thjeshtë një formalitet për skuadrën e Flick, që nuk arriti të shënonte në 45 minutat e para.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bayerni shënoi dy herë brenda tri minutash. Në minutën e 51-të, pas një kombinimi të bukur me Lewandowskin, Serge Gnabry e ka të thjeshtë për të realizuar golin e avantazhit. 2 minuta më pas do të ishte sërish super talenti i bavarezëve që do të realizonte edhe golin e dytë, duke i dhënë një goditje të rëndë Bluve të Londrës.

Në minutën e 76-të, pas një dalje fantastike të Davies, Lewandowski e kishte lojë fëmijësh shtyrjen e “sferës” në portën e Bluve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP