Bayerni shtang në “Bernabeo” Realin, Arsenali fiton në frymën e fundit ndaj Sportingut

Në një mbrëmje zhgënjyese për tifozët madrilenë, Real Madrid u mposht 1-2 në shtëpi nga Bayern Munich në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League. Takimi u zhvillua në Santiago Bernabéu, ndërsa sfida e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme në Allianz Arena.

Skuadra bavareze e nisi ndeshjen me presion të lartë, duke rrezikuar që në minutat e para me Konrad Laimer, i cili dërgoi topin mbi portë. Në minutën e 40-të erdhi goditja për madrilenët: pas një gabimi në pasim nga Vinícius, Serge Gnabry përfitoi dhe asistoi për Luis Díaz, i cili shënoi me një goditje të fuqishme, duke dërguar Bayernin në pushim me avantazh.


Në pjesën e dytë, gjermanët dyfishuan shifrat pas një aksioni të shpejtë, kur Harry Kane realizoi nga distanca. Madrilenët tentuan të reagojnë, por shpërdoruan disa raste të pastra, përfshirë një mundësi të artë të Vinícius në minutën e 60-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i shpresës për Realin erdhi në minutën e 74-të, kur Kylian Mbappé ngushtoi diferencën pas një krosimi të saktë nga krahu. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve në minutat e fundit dhe rasteve të humbura, përfshirë një tjetër tentativë të Mbappé në fundin e takimit, rezultati mbeti i pandryshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore 2-1, Bayern Munich siguron një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit në Mynih, ndërsa Real Madrid do të kërkojë përmbysjen për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

Arsenali mori një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Sporting Lisbon, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, e zhvilluar në José Alvalade Stadium.

Skuadra londineze dominoi pjesën më të madhe të takimit, duke kontrolluar lojën dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi mbrojtjen vendase. Megjithatë, përkundër rasteve të shumta, goli i shumëpritur erdhi vetëm në minutat shtesë të ndeshjes.

Heroi i mbrëmjes ishte Kai Havertz, i cili në minutën 90+1 realizoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë Arsenalit një avantazh të vyer përpara sfidës së kthimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?