Bayerni triumfon ndaj Frankfurtit, por mban në “ankth” tifozët në fund

Fitore me vlerë për Bayernin në javën e 23-të të Bundesliga. Bavarezët triumfuan 3-2 ndaj Eintracht Frankfurt në sfidën e zhvilluar në Allianz Arena, duke marrë tre pikë të rëndësishme në garën për titull.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti avantazhin në minutën e 16-të me Alexander Pavlovic. Vetëm katër minuta më vonë, Harry Kane dyfishoi shifrat, duke i dhënë Bayernit kontroll të plotë të lojës që në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, sulmuesi anglez realizoi edhe golin e tretë personal në minutën e 68-të, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të sigurt për vendasit. Megjithatë, Frankfurt reagoi në fundin e sfidës. Jonathan Burkardt ngushtoi diferencën nga pika e bardhë në minutën e 76-të, ndërsa Arnaud Kalimuendo shënoi golin e dytë për miqtë në minutën e 86-të, duke rihapur për pak çaste ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht presionit në minutat e fundit, Bayerni arriti ta ruajë avantazhin dhe të marrë fitoren. Me këtë sukses, kampionët kryesojnë renditjen me 60 pikë, nëntë më shumë se ndjekësi më i afërt Dortmundi, ndërsa Frankfurt mbetet në vendin e shtatë me 31 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kane-Brace Gets The Job Done! | FC BAYERN - EINTRACHT FRANKFURT | Highlights | MD 23 – Bundesliga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?