Bayerni triumfon ndaj Hoffenheim, Kane dhuron spektakël me tripletë

Bayern Munich vijon marshimin perfekt në Bundesligë, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi duke koleksionuar pikë të plota. Në transfertën ndaj Hoffenheim, kampionët në fuqi triumfuan 4-1, me Harry Kane protagonist absolut.

Në minutën e 44’, sulmuesi anglez zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë. Vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kane dyfishoi shifrat nga pika e bardhë. Në minutën e 77’ ai realizoi edhe golin e tretë personal, sërish me penallti, duke vulosur një paraqitje spektakolare.

Hoffenheim gjeti golin e nderit me Coufal në minutën e 82’, por në kohën shtesë (99’) Serge Gnabry shënoi golin e katërt për bavarezët, duke mbyllur sfidën me rezultatin 4-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Bayerni ngjitet në kuotën e 12 pikëve pas katër javësh, ndërsa Hoffenheim mbetet me 6 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?