Befasia në Korçë, shkrihet një ekip kampion
Një ekip kampion, sot në një skuadër që nuk ekziston më. Skënderbeu B është shkrirë dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë mundësinë të garojë në Kategorinë e Dytë.
Ekipi i dytë i klubit korçar bëri një paraqitje mbresëlënëse gjatë sezonit të kaluar në Kategorinë e Tretë dhe në fund u shpall edhe kampion duke mundur Kukësin B në finale.
Dhe, sipas rregullores, kjo skuadër do të duhej të garonte në Kategorinë e Dytë të këtij sezoni. Por, drejtuesit e klubit vendosën që të shkrijnë ekipin e drejtuar nga Vasjan Ballço. Burime të sigurta pranë klubit bardhekuq bëjnë të ditur se drejtuesit nuk kishin më interes për të mbajtur ekipin e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

