Befason gruaja e Morata: Kur humb ndonjë gol, në stadium e nxjerrin dufin ndaj meje

Jo vetëm çantat luksoze dhe udhëtimet e shtrenjta…, pas jetës së futbollistëve dhe familjeve të tyre ka edhe shumë vetmi e kritika pa fund. Alice Campello, bashkëshortja e Alvaro Morata që nga viti 2017 dhe nënë e katër fëmijëve të tij, foli për vështirësitë e të qenit “vags” në podkastin e Violeta Mangrinan.

Modelja dhe ndikuesja italiane, e cila tani jeton në Madrid për dashurinë, thotë se i është dashur të përballet me fansat, që në të kaluarën ishin jo pak agresivë. “Po mësoj të mos lexoj shumë gjëra në internet, – tha Alice Campello.

– Mund të punosh shumë me veten dhe unë po përpiqem ta bëj këtë. Në të kaluarën ka ndodhur që kam shkuar në stadium dhe nëse Alvaro humbiste një gol ose bënte gabime të tjera, më shihnin me sy të keq. Një herë edhe më qortuan”.

Prezantuesja Violeta Mangrinan e krahasoi kështu Alice me Victoria Beckham, e cila së fundmi tregoi një situatë të ngjashme në dokumentarin e Netflix për jetën e saj dhe të bashkëshortit David, një ish-futbollist, tani pronar i Inter Miami.

“Në këtë kuptim bota e futbollit është ende pak seksiste, – ka theksuar më tej Alice Campello, – është shumë e ndërlikuar”. Pavarësisht gjithçkaje, ajo është shumë e dashuruar me Alvaro Morata, të cilin e njohu në Itali kur luante me Juventusin, falë miqve të përbashkët, në vitin 2016.

SHKARKO APP