Befason Medon Berisha, shënon supergol me Leccen në Serie A
Medon Berisha po konfirmon çdo ditë e më shumë pritshmëritë që Lecce ka vendosur. Mesfushori i kombëtares shqiptare, po tregon se jo rastësisht konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin italian.
22-vjeçari arriti të realizojë golin e tij të parë në Serie A, duke vulosur një paraqitje mbresëlënëse. Titullar përkrah Ylber Ramadanit, shqiptari shënoi në minutën e 59-të pas një goditjeje dënimi perfekte, që kaloi mbi murin mbrojtës dhe befasoi portierin vendas, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.
Ky gol vjen pas dy asistimeve që mesfushori kishte dhuruar më pare, një në sezonin e kaluar dhe një në këtë sezon, duke treguar se Berisha po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për skuadrën e Lecces.
KOHA JONË SONDAZH

