Begaj përshëndet suksesin e Briken Caljës: Një rekord i ri që na bën krenarë!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas suksesit të peshëngritësit Briken Calja në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Calja fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke vendosur njëkohësisht edhe një rekord të ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka uruar sportistin shqiptar për triumfin dhe ka vlerësuar arritjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty!”, shkruan Begaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suksesi i Caljës i ka dhënë Shqipërisë një tjetër medalje të artë në Taranto, ndërsa rekordi i vendosur në shkëputje e bën triumfin edhe më të veçantë për sportin shqiptar.

Mund të jetë një imazh i body building dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?