Bëhuni gati! Zbulohen formacionet zyrtare të super ndeshjes Milan-Juventus

Më në fund vjen momenti për të parë derbin e Italisë mes Milan dhe Juventusit. Të dyja skuadrat janë gati për të zbritur në fushë në orën 18:00. Kuqezinjtë vijnë pas një humbje të rëndë ndaj Chelsea-t në Champions, por në kampionat kanë bërë mirë deri më tani.

Nga ana tjetër Juventus me shumë vështirësive në kampionat, i duhet të fitojë me patjetër nëse dëshiron të mbetet në garë për titull. Po ju prezantojmë me formacionet zyrtare:

Milani do të zbresë në fushë me vendosjen 4-3-1-2. Në portë është Tatarusanu. Në mbrojtje, Kalulu dhe Theo Hernandez nga krahët dhe Gabbia e Tomori në qendër. Në mesfushë do të jetë Bennacer, Tonali dhe Pobega. Ndërkohë që Brahim Diaz do të mbështesë dyshen Leao-Giroud.

Juventus kundërpërgjigjet me vendosjen 4-4-2. Szczesney në portë, Bonucci dhe Bremer në qendër, ndërkohë që Alex Sandro dhe Danilo në krahë. Në mesfushë, Cuadrado dhe Kostic do vendosen në krahë, ndërkohë që Rabiot dhe Locatelli formojnë dyshen e qendrës. Në sulm është dyshja Milik dhe Vlahovic. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP