Bellingham do të operohet pas Botërorit të Klubeve, ja sa pritet të mungojë

Ylli i Real Madrid, Jude Bellingham, vazhdon të vuajë nga problemet në shpatull, një dëmtim që e ka shoqëruar për më shumë se një vit e gjysmë. Që nga Euro 2021 e deri më sot, për shkak të angazhimeve dhe mungesës së kohës për rikuperim, nuk ka pasur mundësi për trajtimin e plotë të kësaj lëndimi.
Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, është marrë tashmë vendimi përfundimtar: Bellingham do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror për Klube, që zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik.
Mjekët e Real Madridit prej kohësh kishin planifikuar ndërhyrjen, por ajo është shtyrë për shkak të kalendarit të ngjeshur. Operacioni do të pasohet nga një periudhë rikuperimi prej afërsisht tre muajsh, që do ta mbajë mesfushorin anglez larg fushave deri në fillim të sezonit vjeshtor.
Kjo lëvizje synon të zgjidhë përfundimisht problemin fizik të Bellingham dhe të sigurojë një kthim të tij në formën më të mirë për pjesën tjetër të sezonit 2024/2025. /Koha Jonë/