Bellingham nuk dorëzohet: Në Bernabeu ndodhin gjëra të çmendura

Pavarësisht humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në çerekfinalen e parë të Champions League, Jude Bellingham ruan optimizmin për kualifikimin. Mesfushori i Real Madrid beson se magjia e “Santiago Bernabeu” mund të ndryshojë gjithçka.
“Një vend ku ndodhin gjëra të çmendura është shtëpia jonë, Santiago Bernabeu, kështu që çdo gjë mund të ndodhë. Ne nuk ishim afër nivelit tonë të zakonshëm. Ne kemi nevojë për diçka vërtet të veçantë, diçka vërtet të çmendur. Kemi edhe 90 minuta futboll dhe gjithçka mund të ndodhë në Bernabeu”, u shpreh ylli anglez pas ndeshjes.