Benitez shkarkohet nga drejtimi i Celta Vigos

Rafa Benitez nuk është më trajner i Celta Vigos. Klubi galician ka njoftuar vendimin për shkarkimin e ish-trajnerit të shumë skuadrave të njohura në Evropë si Valencia, Real Madrid, Liverpool Inter dhe Napoli.
Humbja 4-0 e pësuar fundjavën e kaluar ndaj Realit të Carlo Ancelottit ishte vendimtare për shkarkimin e spanjollit.
Me 7 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Celta Vigo ka rrëshqitur afër zonës së rënies. Një performancë negative e cila e shtyu klubin të zgjedhë një ndryshim në menaxhimin teknik.
Benitez iu bashkua Celta Vigos në verën e vitit 2023 dhe largohet nga klubi spanjoll pas tetë muajsh në krye.
KOHA JONË SONDAZH

