Bennacer: Nuk jemi Lecce, mund ta mundim Juventusin

Ndeshja e radhës për Milanin do të jetë një test delikat, pasi do të sfidojë Juventusin. Mesfushori i kuqezinjve, Bennacer, duke folur për “Gazzetta dello Sport” ka komentuar momentin e ekipit të tij ndërkohë që nuk ngurron të kërcënojë Juventusin.

 

“Dua të bëhem një lider te Milani, por fillimisht duhet të rritem. Presioni këtu është i ndryshëm nga te Empoli. Ndeshja me Juventusin? Mund ta fitojmë, nuk jemi Lecce. Nëse ata barazuan, ne edhe mund të marrim 3 pikët me shpirtin e duhur.

Pioli është më agresivë se Giampaolo, më shpjegon se çfarë kërkon që të jap në fushë. Duam të arrijmë sa më lart të jetë e mundur, nuk dua të them më shumë, por shpresoj ende që të arrijmë në zonën Champions apo në Europa League”, deklaroi Bennacer, i ardhur këtë verë nga Empoli. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP