Berat Gjimshiti kërkohet në Katar, kapiteni i Shqipërisë ka ngjallur interesimin e klubit të…

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti mund të transferohet në sezonin e ardhshëm në Katar. Për mbrojtësin e Atalantës ka interes nga klubi i Al-Rayyan. Kontaktet mes palëve kanë nisur ndërkohë që bergamaskët nuk do të pengonin shitjen e futbollistit në rast të një oferte të kënaqshme.

Kartoni i Gjimshitit vlerësohet mbi 10 milion euro, e kjo është një shifër e përballueshme për katariotët. Gjimishiti është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Atalantës. Ai mbajti shiritin e kapitenit në finalen e Dublinit, ku Dea fitoi Ligën e Europës.

Në 240 takime me fanellën e skuadrës italiane, Gjimshiti ka realizuar tetë gola dhe tetë asiste. Me aftësitë e tij, lojtari i ka dhënë siguri prapavijës së bergamaskëve. Por drejtuesit e klubit italian nuk do të pengonin tranfserimin e futbollistit, i cili do të përfitonte një pagesë më të mirë në klubin katariot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?