Berat Gjimshiti në formacionin më të mirë të UEFA-s

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të fundit kualifikuese, teksa pjesë e saj është edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi e tregoi këtë jo vetëm në fitoren e mbrëmjes së të dielës ndaj Hungarisë, por edhe ndaj Polonisë, ku ishte një nga më të mirët.

Mbrëmjen e djeshme ishte një garanci e vërtetë në prapavijë, duke u vlerësuar me notën 7,9. Kjo paraqitje nuk ka mbetur pa rënë në sy edhe të UEFA-s, e cila e ka vendosur shqiptarin në 11-shen ku ka emra të njohur si Bale, Calhanoglu, Goretzka, apo Depay.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?