Berisha, gol dhe të kuq ndaj ish ekipit të tij

Besart Berisha ishte protagonisti kryesor i sfidës mes Melbourne Victory dhe Brisbane Roar në A-League të Australisë. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol në fitoren 3-2 të Melbourne-it ndërkohë që në minutën e 58-të pas një veprimi të pahijshëm ndaj një kundërshtari u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me një lojtar më pak skuadrën e trajnerit Kevin Muscat.

Megjithatë Victory e ruajti avantazhin e krijuar në pjesën e parë deri në fund duke regjistruar një fitore shumë të rëndësishme që afroi në vetëm 4 pikë Melbourne-in me Sydney-in që kryeson klasfikimin në kampionatin australian. Për të koleksionuar fitoren e 6-t rradhazi në A-League, Melbourne realizoi 3 gola të shpejtë në harkun e 27-minutave. Fillimisht Troisi dhe më pas Rojas e cuan rezultatin në 2-0 në favor të skuadrës vendase. Për të ardhur te goli i Berishës në minutën e 27-të. 31-vjecari nga Prishtina fitoi një 11-metërsh, teksa nga pika e bardhë u tregua shumë i saktë duke realizuar sërish ndaj ish skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 12-të në këtë sezon të A-League për Berishën që kryeson i vetëm listën e golashënuesve. Megjithatë Brisbane Roar u rikthye në ndeshje me dy finalizime të shpejta në minutat e fundit të pjesës së parë. Në të 58-tën Berisha ja bëri më të vështira gjërat skuadrës së tij sepse u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor pasi goditi me bryll një mbrojtës kundërshtar. Por deri në fund në stadiumin Ammi Park shifrat nuk ndryshuan më me Melbourne Victory  që koleksionoi kështu një fitore me shumë vlera në një ndeshje delikate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?