Berisha komenton golin nga gjysma e fushës: E di ku ishte gabimi, mund ta evitoja!
Kapiteni i Kombëtares sonë, Etrit Berisha foli në konferencën për shtyp në prag të përballjes ndaj Bjellorusisë. Një nga temat ishte goli i pësuar kundër Kazakistanit, teksa është shprehur se e di se ku qëndron gabimi i tij.
“Nuk mendoj se ishin në vështirësi të madhe. Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.
Deklarata e Roy Kean? Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruajtur dhe çfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabime. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi.
Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë. Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdijshëm që duhet të japim maksimumin”, deklaroi protieri i Kombëtares.