Berisha “largon” Sportiellon drejt Lazios

Etrit Berisha është gati. Portieri i Kombëtares Shqiptare do të rikthehet titullar këtë fundjavë në portën e Atalantas pas dëmtimit që e mbajti jashtë disa javë. “Gazzetta Dello Sport” e cilëson rikuperimin e shqiptarit si një lajm të keq për Sportiellon, i cili tashmë lamtumirën e ish numrit një të portës bergamaske si të pashmangshëm. Berisha edhe pse momentalisht në huazim, pritet të nënshkruajë përfundimisht për Atalantën në fund të sezonit dhe është pikërisht skuadra e Lazios që synon të afrojë gardianin italian në këmbim të numrit 1 të portës kuqezi, kartonin e të cilit aktualisht e zotërojnë bardhekaltërit.

Sipas gazetës italiane, vlera e vendosur fillimisht nga Lazio prej 6 milionë Eurosh ishte një ur i pakalueshëm për klubin bergamask, por futja e Sportiellos në lojë mund ta zhbllokojë përfundimisht situatën. Berisha është aktivizuar titullar në 10 ndeshje gjatë këtij sezoni me Atalantën duke arritur të grumbullojë 7 fitore, 1 barazim dhe dy humbje, ndërsa prania e tij këtë të diel në portën bergamaske do të jetë ndeshja e 11 si titullar pasi trajneri Gasperini beson verbërisht në aftësitë e portierit të lindur në Prishtinë, i cili pas disa sezoneve në Itali ka arritur të tërheqë vëmendjen për shkak të paraqitjeve të tij pozitive me skuadrën zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?