Berisha: Lituania vendimtare për rrugëtimin tonë, të rinjtë duan kohë

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha ishte në krah të trajnerit Edi Reja në konferencën për shtyp para duelit ndaj Lituanisë për Ligën e Kombeve. Gardiani i kuqezinjve deklaroi se rivalët janë të rrezikshëm, teksa kjo ndeshje sipas tij do të vendosë edhe për të ardhmen në grupin tonë.

Sa e vështirë do të jetë përballja e nesërme, duke pasur parasysh edhe humbjen e muajit të kaluar?

Unë mendoj që Lituania luajti shumë mirë në ndeshjen e parë. Taktikisht kanë luajtur shumë mirë dhe na kanë vënë në vështirësi, por ndoshta edhe ne nuk e kemi bërë ndeshjen më të mirë. Megjithatë tani vlen ndeshja e nesërme, ku ne duhet të jemi jashtëzakonisht të përqendruar dhe përgatitur, pasi është një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ka ndryshuar te Shqipëria, krahasuar me përballjen e një muaji më parë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja kundër Kazakistanit ka qenë ndeshje pozitive, ku kam parë një grintë shumë më të mirë se kundër Lituanisë muajin e kaluar. Megjithatë gjithë çunat e dinë rëndësinë e ndeshjes nesër dhe duhet të japin 110% për të arritur objektivin tonë. Kundër Lituanisë kemi humbur dhe nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë.

Si u janë dukur lojtarët e afruar rishtazi në skuadër?

E vërtetë që në grup kemi lojtarë të rinj dhe ka shumë prurje të reja për shkak edhe të mungesave. Djemtë e rinj kanë kualitet, por iu duhet kohë që të luajnë me Kombëtaren dhe të ambientohen. Duhet të japin maksimumin e tyre dhe njëkohësisht ne më të vjetrit duhet t’i ndihmojmë me të gjitha mënyrat. Kur të arrihet vetëbesimi në skuadër, gjithë ekipi do të përfitojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?