Berisha, në qendër të kritikave nga mediat e huaja për humbjen e Shqipërisë

Fitorja e Spanjës në “Loro Boriçi” ndaj Shqipërisë, ka qenë në fokusin e mediave të huaja. E përditshmja sportive spanjolle “AS’ hapet me titullin “Spanja hap murin”, por ajo gjen edhe shkaktarin e humbjes “si të mos largosh një top, Berisha i fali golin e  parë Spanjës”.

“Marca” e cilëson si “Goditje me autoritet” fitoren e të kombëtares spanjolle në transfertë.

E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, i kushton hapësirë ndeshjes, duke i vendosur titullin “Spanja ecën krah për krah me ne, muri i De Biazit mban vetëm 55 minuta”. Në brendësi të shkrimit theksohet gjithashtu gabimi i Berishës te goli i parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe “Sportmediaset”, shkruan “Spanja thyen De Biazin, 2-­0 ndaj Shqipërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Diego Kosta dhe Nolito, Spanja në krye të grupit të të kaltërve”, shkruan “Tuttosport”.

“Spanja, e qetë”, shkruan francezja “L’Equipe”, e cila thekson se si spanjollët dominuan pa probleme në Shkodër.

“Spanja fitoi ndaj Shqipërisë për t’i marrë vendin e parë në grup”, shkruan gjermania “Kicker”.

Ndërsa “Daily Mail” shkruan se Shqipëria po i bënte ballë Spanjës, por një “gabim i tmerrshëm” i Berishës i dha avantazhin iberikëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?