Berisha, në skuadrën më të mirë të Serisë A

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Etrit Berishës me Atalantën në këtë sezon kanë bërë bujë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Forma fantastike e shfaqur nga gardiani shqiptar është shfaqur me një tjetër vlerësim, që këtë herë vjen nga prestigjozia franceze, “Topmercato.com”. Me pritjet e tij, 27-vjeçari u shndërrua një prej elementëve më të spikatur të bergamaskëve dhe një pikë e fortë në ecurinë surprizë të skuadrës së drejtuar nga tekniku Gasperini.

Për gjithçka shfaqi në fushë, deri në momentin e shqetësimeve në meniskun e gjurit, Etrit Berisha u përfshi në skuadrën më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në Serinë A italiane. Në rolin e titullarit në portë sipas “Topmercato.com” është portieri i Romës, Szczesny, ndërsa në formacion janë edhe emra si Bruno Peres, Salah e Edin Dzeko nga verdhekuqtë, Pjanic e Alex Sandro të Juventusit apo edhe Felipe Anderson i Lazio-s dhe Giacomo Bonavenura i Milanit.

Mes rezervave, përkrah portierit kuqezi janë edhe Jose Callejon i Napolit, Iago Falque e Andrea Belotti të Torinos, si edhe sulmuesi i Juventusit, talenti argjentinas, Paulo Dybala. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Etrit Berishën, që u largua nga Lazio prej mungesës së hapësirave dhe gjatë këtij sezoni konfirmoi se është një prej portierëve më të mirë në qarkullim në futbollin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?