Berisha: Nuk jam tradhëtar, Shqipëria s’më ka ftuar asnjëherë

Futbollisti i cili luan në Rusi me skuadrën e Anzhit, Bernard Berisha, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Ora News.

Berisha, i cili më parë ka luajtur për skuadrën e Skënderbeut, ka folur rreth cështjes së zgjedhjes për të përfaqësuar kombëtaren kosovare.

“Nuk më është dhënë rasti asnjëherë për ta veshur fanellën kuqezi. Për mua ka qënë ëndërr me thënë të drejtën por nuk më është dhënë rasti. Nuk është faji im që unë sot nuk luaj për Shqipërinë. Fajtor është dikush tjetër dhe ata e dinë shumë mirë. Gjithë populli shqiptar nuk duhet të na fajësojë neve, por të fajësojnë ata që dërgojnë ftesat. Të paktën mua nuk mund të më quash tradhëtar sepse unë nuk jam ftuar asnjëherë tek ekipi shqiptar edhe pse për mua ka qënë një ëndërr ta vesh fanellën kuqezi”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Ekskluzive/ Bernard Berisha: Jashanica është pranë nënshkrimit me Anxhin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?