“Berisha nuk jep dhurata, as për Krishtlindje”, ja video speciale e Seria A

Faqja zyrtare e Seria A ka shpërndarë një video shumë interesante për Krishtlindjet, teksa pjesë e saj është edhe Etrit Berisha.

Videoja e bërë virale nis me futbollistët që kanë shkëlqyer, për të vijuar me ata që kanë qenë disi të ashpër. Pastaj vjen momenti i altruistit Jervinho të Parmës dhe egozimi i lojtarëve për të shënuar vetë.

Serie A gjithashtu nuk harron të rinjtë si Zaniolo, por edhe të vjetrit si Buffon, me shprehjen: “Për ata që janë akoma të rinj brenda”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të mungonin tifozët, që besojnë te superheronjtë si Ronaldo. Në fund radha e Etrit Berishës, me shprehjen: “Për ata që kurrë nuk japin dhurata, as në Krishtlindje”. Duke ju referuar ndeshjes spektakolare të tij ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?