Berisha pëson gol, por Atalanta fiton në transfertë

Etrit Berisha, portieri i kombëtares sonë ishte titullar edhe në ndeshjen e kësaj të hëne ku Atalanta fitoi në transfertë ndaj Krotones me rezultatin 1-3.

Atalanta e mbylli gjithçka që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola, me Petagna-n, Kurtic e Gomes.

Në 45 minutat e dyta vendasit u treguan më të rrezikshëm, ndërsa pas minutës së 62 Atalanta mbeti edhe me një lojtar më pak pas largimit me kartonin e kuq të Kessi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri 4 minuta para fundit Berisha arriti t’u bënte ballë sulmeve të kundërshtarëve, deri sa Nëankëo arriti ta mposhtëte atë teksa u gjend i vetëm me portierin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 6 javësh kampionati në Serie A, Atalanta gjendet në vendin e 16 me 6 pikë të grumbulluara. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?